Një hotel në një resort dimëror në Turqi është kapluar nga zjarri.
Për pasojë 66 persona kanë humbur jetën.
Në lidhje me këtë, ka reaguar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Begaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave derisa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Në emër të Shqipërisë shprehim ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe u urojmë të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Begaj në X.