Një tërmet me magnitudë 5.2 raportohet të ketë ndodhur në Turqi.
Thuhet se tërmeti ndodhi në detin Egje, 6 kilometra larg brigjeve të rrethit Ayvacık të Çanakkales.
Tërmeti është ndjerë në zonat përreth, veçanërisht në Stamboll.
Autoritetet lokale po monitorojnë situatën.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme të konsiderueshme. /Gazeta Enigma