I emëruari i ri i SHBA-së për Misione Speciale, Richard Grenell, i ka reaguar kryeparlamentarit kosovar, Glauk Konjufcës, i cili sot tha se administrata e deritanishme në SHBA e udhëhequr nga Joe Biden dhe ajo më parë e udhëhequr nga Barack Obama, “e kanë vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme karshi Serbisë”.
Duke i reaguar kësaj deklarata në një postim në X, Grenell pyeti Konjufcën se pse nuk u ankuan kurrë më parë, por shkonin në konventat dhe festat e tij, duke iu referuar pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në konventën e Demokratëve.
“Ata (Kurti dhe Konjufca) kaluan 4 vitet e fundit duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tij. Pse nuk u ankuan kurrë më parë?”, pyeti Grenell.
Grenell më herët ishte i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ku ishin parë raportet e tij të ftohta me kryeministrin Albin Kurti. /Gazeta Enigma
They spent the last 4 years complimenting Joe Biden and attending his conventions and parties.
Why didn’t they ever complain before? https://t.co/Ca6XhODOYY— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 22, 2025