Lushtaku mohon pretendimet e ministres Haxhiu për sulmin ndaj eskortës së kryeministrit

Lushtaku mohon pretendimet e ministres Haxhiu për sulmin ndaj eskortës së kryeministrit

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sami Lushtakut pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ky i fundit kishte tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit.

Sipas Haxhiut, Lushtaku ka përdorur veturën zyrtare të komunës së Skenderajt për të penguar rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin.

Lushtaku ka mohuar kategorikisht këto akuza në emisionin “Kosova Today”, duke thënë se ka qenë duke kryer detyrat e tij të zakonshme, pasi është periudhë fushate, dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen e përmendur, transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles