Mbrëmë, babai i futbollistit të njohur, Edon Zhegrovës, Lulëzimi, gjatë një interviste ka folur më shumë për djalin e tij dhe planet që ata kanë.
Së fundmi Napoli është i interesuar për Edon Zhegrovën dhe i gatshëm të ofrojë deri në 25 milionë euro për transferin e tij, mirëpo një shumë e tillë po konsiderohet si e ulët nga ekipi francez Lille, ku aktualisht luan ai.
I pyetur se a do t’i bashkohet djali i tij Edoni, ekipit që po e kërkon, ai tha: “Po, ka qenë kërkesë e Napolit ta transferoj tash Edonin, por bisedimet kanë ngecur dhe ma merr mendja që gjatë janarit nuk do të shkojë. Kemi vendosur që të qëndrojmë në Lille pasi që i duhet edhe në këta muajt që kanë mbetur, deri në verë kemi vendosur që mos të shkojë. Nuk do të shkojë se tash ka lojë të rëndësishme dhe me Lillen ka vendosur që ta ndihmojë klubin e tij edhe për një periudhë të shkurtër”, tha ai në Rubikon, transmeton Gazeta Enigma.