Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka premtuar se Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.
Ai ka thënë se përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës të tij, projektet e mëdha me top prioritet janë:
1. Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro
2. Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro.
3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimeve 20 milion euro
4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro.
“137 për Kosovën Fituese”, shkroi në fund Haradinaj. /Gazeta Enigma