Parlamenti gjerman refuzon projektligjin që ashpërsonte masat për emigrantët

Parlamenti gjerman refuzon projektligjin që ashpërsonte masat për emigrantët

Parlamenti i Gjermanisë ka refuzuar një projektligj që parashikonte shtrëngimin e masave kontrolluese të emigrimit. Propozimi ishte sjellë nga pretendenti kryesor për kancelar nga CDU/CSU, Friedrich Merz, me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Projektligji erdhi pasi një mocion i ngjashëm kaloi të mërkurën, edhe falë votave të AfD-së, duke nxitur protesta nga ata që e kanë cilësuar “rrëzim” të qëndrimit të përhershëm gjerman.

Megjithatë, Projektligji u refuzua me 350 vota kundrejt 338, nga 693 deputetë sa votuan, përfshirë pesë abstenime.

Mocioni i së mërkurës ishte hera e parë në Gjermaninë e pasluftës që shumica parlamentare u arrit me ndihmën e ekstremit të djathtë. Ata që dolën kundër ishin deputetët e koalicionit CDU/CSU, si dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Lirë, që kishin votuar mocionin por që donin që projektligji të kthehej për diskutime të tjera të brendshme.

Merz, që do të udhëheqë Unionin Kristian Demokratik në zgjedhjet e 23 shkurtit, ka thënë se projektligji ishte domosdoshmëri për sigurinë e brendshme të Gjermanisë dhe ka mohuar se ka bashkëpunuar me AfD-në, apo se kishte qëllime të tilla.

“Ka shumë që janë të shqetësuar për demokracinë, por ka shumë që janë të shqetësuar për sigurinë dhe rendin në këtë shtet dhe pres që të merren vendime”, ka thënë ai para votimit.

Propozimet në projektligj përfshinin mbylljen efektive të kufijve tokësorë gjermanë ndaj imigrantëve të parregullt dhe lejimin e policisë federale të kërkojë urdhër-arreste për njerëzit që s’kanë të drejtë ligjore për të qëndruar në Gjermani.

Related Articles