Për herë të parë pas 25 vitesh, në veri do të paguhet edhe tatimi në pronë

Për herë të parë pas 25 vitesh, në veri do të paguhet edhe tatimi në pronë

Pas faturave të energjisë elektrike, sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai tha se kjo do të ndodhë për herë të parë pas 25 vitesh.

“Falenderoj stafin e MFPT si dhe stafin e komunave përkatëse për punën e palodhshme në realizimin e kësaj arritjeje. Vazhdojmë!”, ka shkruar ai.

Related Articles