Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes finale në Euro 2020, ku përballen me Italinë.
Shpresat e Anglisë për të fituar për herë të parë në historinë e saj një kampionat evropian do të varen edhe te ajo se çfarë do të bëjë sulmuesi kryesor i tyre, pikërisht Kane.
Në konferencën e zakonshme për shtyp, sulmuesi i Tottenham i vlerësoi fillimisht dy qendërmbrojtësit e Italisë, Loenardo Bonuccin dhe Giorgio Chiellinin.
“Chiellini dhe Bonucci janë mbrojtës të mëdhenj. Ata e lexojnë shumë mirë ndeshjen dhe dinë ku të qëndrojnë. Janë dy luftëtarë, pres të jetë një betejë e fortë kundër tyre, por ky është shkaku pse më pëlqen të luaj futboll”, ka thënë fillimisht sulmuesi.
Pastaj ai u ndal te ndeshje në Wembley, duke thënë që është vendi perfekt për të ngritur trofeun.
“Nuk ekziston vend më perfekt se ‘Wembley’ për të fituar trofeun e dytë në histori. Emocionet dhe adrenalina do të prekin kulmin, por edhe tensioni do të jetë shumë i madh”, nënvizoi Kane.
Tutje Kane nuk fsheh faktin se për Anglinë të luajë si vendas në finale është diçka e jashtëzakonshme.
“Është e veçantë që do të luajmë në stadiumin tonë, tifozët do na japin forcë me kore, energjia do të jetë e pabesueshme. Mjafton të zbresim në fushë dhe të shfryjmë aty të gjithë këtë”.
“Kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull tjetër të historisë tonë, gjithashtu për prindërit tanë dhe për ata që nuk e kanë parë kurrë Anglinë në finale”.
“Kjo vlen për të gjithë vendin tonë. Është një moment i veçantë. Nëse fitojmë do të mbahemi mend gjatë gjithë jetës tonë. Kjo është sfida, kështu që duhet ta pranojmë”, deklaroi Kane./Gazeta Enigma/