Kandidati për deputet nga PDK thotë se pa u rrëzuar Kurti nga pushteti nuk rrëzohet aktakuza ndaj Thaçit e Veselit

Kandidati për deputet nga PDK thotë se pa u rrëzuar Kurti nga pushteti nuk rrëzohet aktakuza ndaj Thaçit e Veselit

Artan Behrami, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka theksuar se aktakuzat ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe figurave të tjera të larta nuk mund të rrëzohen pa u larguar nga pushteti kryeministri Albin Kurti.

Sipas Behramit, sfida e aktakuzave lidhet ngushtë me qëndrimin politik të Kurtit dhe se ky ndryshim në situatën politike mund të ndikojë në rrjedhën e këtyre çështjeve ligjore.

“Aktakuza ndaj tyre(Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit) nuk rrëzohet pa e rrëzuar Albin Kurti nga pushteti”, tha ai para qytetarëve në një tubim të PDK-së në fshatin Burojë.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ishte në opozitë në kohën kur Gjykata Speciale u krijua nga votat e parlamentit.

Kreu i VV-së së bashku me ish-deputetin, Rexhep Selimi, i cili po gjykohet aktualisht në Hagë, ishin kundër krijimit të Gjykatës Speciale.

@mitrovicamitro2

Ma dergoi dikush këtë copëz të fjalimit tim në vendlindjen e Presidentit Thaçi në Burojë. 😉 131✅ 75✅ #PDK 131✅ #BedriHamza 1✅ #ArtanBehrami 75✅ #ArtanBehrami75✅ #BedriHamza1✅ #hashimthaqi #MaMirë #mitrovica #kosovprishtin #75 #131 #PDK #500kviews ♬ Drenica ime – Violetë Kukaj

Related Articles