Goli i Angel di Maria në minutën e 22-të ndërroi shifrat në semaforin e Stadiumit më të famshëm në botë, “Marakana” në Rio de Janeiro, për t’u mbyllur pjesa e parë me po atë rezultat, përkundër rasteve të vazhdueshme, herë një njërën anë herë në tjetrën, por që nuk finalizoheshin ngase nuk konkretizoheshin në gol nga asnjëra prej skuadrave.
Raste të pafundë në pjesën e dytë nga të dy palët mbetën të pakonkretizuara, falë edhe përvojave të dy portierëve dhe reparteve defansieve të cilat me gjakëftotësi arrinin të menaxhonin situatën në momente vendimtare.
Me të vetmin gol të shënuar në pjesën e parë nga Di Maria, mbyllet edhe finalja e Kupës së Amerikës, me fitoren minimale 1:0 të Argjentiës ndaj Brazilit, anipse kjo e fundit ishte logaritur ‘favorite në letër’ nga ekspertët.Kulmi i ekzaltimit të kombëtares Argjentinase ishte se pas shumë përpjekjeve e tratativave për vite me radhë, më në fund Messi dhe bashkëlojtarët e tij në kombëtare arrijnë të fitojnë njërin nga trofetë më të muar, Kupën e Amerikës.