Grenell merr zyrtarisht detyrën si emisar për misione të posaçme të ShBA-ve

Grenell merr zyrtarisht detyrën si emisar për misione të posaçme të ShBA-ve

Richard Grenell tanimë zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të hënën në mbrëmje, presidenti Donald Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv.

Tek e firmosi vendimin, Trumpi lavdëroi Grenellin për rolin që pati në vendimin për shuarjen e zjarrit në Los Angeles.

“Është njeri i mirë”, ka thënë Trumpi kur e nënshkroi vendimin.

Në administratën e shkuar të Trumpit, Grenelli ishte emisar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Nën ndërmjetësimin e tij, më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia patën nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik.

Kjo marrëveshje, që përfshiu edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar plotësisht.

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka emëruar disa personalitete në pozita të ndryshme, por jo edhe një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Grenell është emëruar emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, që mund të përfshijë edhe Kosovën. /Gazeta Enigma

Related Articles