Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga sulmi me armë zjarri në një qendër arsimore në Suedinë qendrore, duke përfshirë edhe të dyshuarin e armatosur.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka folur për sulmin e së martës në shkollën “Risbergska” në Orebro, 200 km në perëndim të kryeqytetit Stokholm.
Ai i ka cilësuar si “të shtënat masive më të rënda në historinë suedeze”, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
“Është e vështirë të merren parasysh përmasat e asaj që ka ndodhur sot”, ka thënë Kristersson në një konferencë shtypi në mbrëmje.
Policia ka thënë se i dyshuari është në mesin e të vdekurve dhe besohet se ka vepruar i vetëm.
Ata kanë shtuar se motivi është ende i paqartë, por kanë përjashtuar çdo gjë “ideologjike”. /Gazeta Enigma