Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj pesë të dyshuarve në rastin 1 shtatorit mes Capave dhe Sekiraqëve në lagjen Aktash.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
“Me datë 31.01.2025 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A.
Të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin”, tha Gashi