“Hajdeni me bë shkollë se si qeveriset”, u thotë Haradinaj partive tjera

“Hajdeni me bë shkollë se si qeveriset”, u thotë Haradinaj partive tjera

“Hajdeni me bë shkollë se si qeveriset”, u tha partive tjera që kërkojnë votë në Suharekë, kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Para qytetarëve atje, ai tha se ata mund “t’ia japin Kosovës shkollën e tyre të qeverisjes” dhe siç u shpreh, “mënyrën e punës së mirë”.

“Partive të tjera që vijnë me lyp votë në Suharekë, me qenë unë i Suharekës u kisha thënë ‘po keni të drejtë me kërku votë, po hajde pak me bë shkollë se si qeveriset”.

“Besoni që vetëm pak me pas marrë shkollë prej kryetarit tonë, prej punës së tij, ia kishte parë hairin Kosova të gjithëve, për fat të keq ky model i qeverisjes që keni ju në Suharekë, i mungon Kosovës, por ju mundeni me ia dhanë Kosovës shkollën e juaj të qeverisjes, mënyrën e punës së mirë, energjinë e juaj, një energji që është shumë e fuqishme, por edhe shumë pozitive, mund të na bëni fitues e kampion, ashtu siç e keni bërë Suharekën”, u shpreh tutje Haradinaj.

Related Articles