Andi Lila: Organizimi me Serbinë, nder i madh për Shqipërinë

Andi Lila: Organizimi me Serbinë, nder i madh për Shqipërinë

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Kampionatin Europian për U-21, në vitin 2027.

Lidhur me këtë ka folur edhe Andi Lila, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë,

Ky i fundit ishte pjesë e Shqipërisë në vitin 2014, atje ku kuqezinjtë u sulmuan brutalisht në Beograd, nga tifozët dhe futbollistët e Serbisë.

Megjithatë, tashmë ai shprehet se është nder i madh që Shqipëria së bashku me Serbinë janë përzgjedhur si organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.

Mesazhi i plotë i Andi Lila:

Të nderuar përfaqësues të federatave pjesëmarrëse. Është nder i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Shqipërinë, që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.

Ky është një moment historik për ne dhe mundësi unike për të dëshmuar aftësinë tonë për të pritur evente të nivelit ndërkombëtar

Shqipëria ka treguar se është e aftë për të organizuar aktivitete madhore si finalen e UEFA Conference League të vitit 2022.

Ky kompeticion nuk është vetëm festë e futbollit, por edhe një mundësi për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe për të promovuar vlerat tona si mikpritjen, pasionin dhe dashurinë për lojën e bukur.

Ne dëshirojmë t’i tregojmë Evropës, jo vetëm aftësinë tonë për të organizuar, por edhe kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.

Ju ftoj që krahas emocioneve të ndeshjeve, të shijoni Shqipërinë dhe të përjetoni nga afër traditën tonë të bujarisë dhe mikpritjes. Faleminderit UEFA, ju mirëpresim me krah-hapur. /Gazeta Enigma

Related Articles