Vrasja në malin e Manastircit – I dyshuari e groposi viktimën për t’i zhdukur gjurmët

Vrasja në malin e Manastircit – I dyshuari e groposi viktimën për t’i zhdukur gjurmët

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës që ta caktojë masën e paraburgim prej 30 ditësh të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Manastirc të Ferizajt. 

Viktima ishte raportuar i zhdukur e të mërkurën, 5 shkurt, trupi i tij u gjet në malet e fshatit Manastirc nga disa persona të fshatit. 

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 23 janar, në orët e pasdites, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt, i pandehuri F.L., në mënyrë mizore dhe për motive ende të panjohura ka privuar nga jeta viktimën B.V., dhe i njëjti më pas e ka groposur viktimën në një vend në mal, me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

I pandehuri F.L., që nga 5 shkurti gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Related Articles