Flet drejtori i QKMF-së në Deçan: Mbi 164 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Flet drejtori i QKMF-së në Deçan: Mbi 164 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Qindra qytetarët të Deçanit mbrëmë dhe sot janë duke kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësië Familjare, mbi dyshime se janë helmuar nga uji i pijes.

Lidhur me këtë rast, KRU “Hidrodrini” në Deçan ka lëshuar një njoftim ku ka kërkuar që banorët e fshatrave, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri të mos e konsumojnë ujin deri në njoftim të radhës.

“Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme. Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi”, thuhet në njoftimin e “Hidrodrinit”.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me e drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj’, në Deçan, Selmon Berisha, i cili ka thënë se vetëm gjatë natës së mbrëmshme ndihmë mjekësore kanë kërkuar 164 pacientë, ndërsa edhe sot qytetarë të tjerë po kërkojnë ndihmë.

“Ne kemi një shqetësim në QKMF në Deçan është një numër i shtuar i pacientëve do të thotë gjatë natës kanë qenë 164, mirëpo edhe sot po vijnë pacientë për të kërkuar ndihmë. Ne nuk mund të themi se është helmim nga uji apo sëmundje virale apo bakteriale meqenëse nuk kemi bo analiza, nuk i kemi analiza të ujit”, ka thënë ai për Reporterin.

Doktor Berisha ka treguar se në QKMF-në e Deçanit janë gjithsej 10 shtretër dhe të gjithë janë të mbushur, ku pacientët po marrin infuzione.

Ai tutje shton se pacientët po vijnë me simptoma që përfshijnë marramendje, plogështi, ë vjella, barkqitje, dhimbje barku dhe temperaturë.

“Simptoma janë marramendje plogështi të vjella barkqitje dhimbje të barkut dhe temperaturë’, ka deklaruar Berisha.

Ai thotë se gjendja e pacientëve është stabile.

“Gjendja e pacientëve është nënkontroll, pacientët nuk janë në gjendje të keqe, ata po marrin terapinë e caktuar nga mjeku. Gjendja është e menaxhueshme”, thotë ai.

Ai thotë se qytetarëve ju është bërë apel most ë pijnë ujë dhe ata duhet ta ndjekin këtë apel, deri në daljen e analizës së ujit./Gazeta Enigma/

Related Articles