Kryeministri Albin Kurti ka bërë një deklarataë të rrezikshme, duke minuar vlerën e KFOR-it në Kosovë.
Ai tha se KFOR-i tashmë është me veç 5 mijë veta këtu, ndërkohë që kanë qenë 55 mijë pas luftës.
“Ushtria jonë është duke u forcuar. KFOR-i ka qenë 55 mijë pas luftës, janë rreth 5 mijë veta tash këtu. Por në traditën tonë shqiptare, ne shkojmë tek fqinji për të kërkuar bukë për darkë nëse kemi ngelur pa të, por pushkën duhet ta kemi tonën”, tha Kurti në Top Channel.
“Brezit të ardhshëm duhet t’ia lëmë një ushtri të fortë, që Serbia të frikësohet për vete, e kurrë të mos i shkojë mendja që mund të na sulmojë neve. 100 fish i kemi shtuar investimet në armatim dhe municion”, deklaroi tutje ai.
“Ma hiq këtë kojshinë e keq që e kam dhe unë paratë, si social-demokrat që jam, shumë me më qejf i dërgoj në shëndetësi e arsim. Por kot e ke arsimin, kot e ke shëndetësinë”, u shpreh Kurti, i cili njëherit është kandidat për riemërim si kryeministër, në zgjedhjet e nesërme. /Gazeta Enigma