Meliza Haradinaj: LVV do të tkurret, nuk është më tandemi Albin-Vjosë

Meliza Haradinaj: LVV do të tkurret, nuk është më tandemi Albin-Vjosë

“Partia në pushtet do të tkurret sepse nuk është më tandemi Albin – Vjosë”, kështu u shpreh analistja Meliza Haradinaj.

Ajo tutje shtoi se kandidatët për kryeministra në pamundësi për t’i ballafaquar në studio televizive, po garojnë për tubime.

“Mendoj që në pamundësi për më u ballafaqu në një sfidë televizive, atëherë këta kanë shndërruar garën në garë për tubime. Sa paradoksale është në kohën e inteligjencës artificiale ku do të mund ta përçonin mesazhin përmes rrjeteve sociale, shumë lehtë me pak mund e shpenzim”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, sipas Haradinajt, shoqëria është e maturuar dhe po e di se vota ka vlerë.

“Shoqëria është duke u maturuar, po i dëgjojnë të gjitha partitë politike, në krahasim me vitin 2021, kur ka qenë tabu të identifikohesh më një parti opozitare, dhe mendoj se ky është ndryshimi.

Related Articles