Këto parti i morën vota VV-së sipas këtij projeksioni

Këto parti i morën vota VV-së sipas këtij projeksioni

Lëvizja Vetëvendosje ka përjetuar ulje të përqindjes në raport me zgjedhjet e vitit 2021, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sipas projeksionit të Kohës për rezultatin e zgjedhjeve.

Prej 1500 të anketuarve, Lëvizja Vetëvendosje mori 42.3 për qind të votave për dallim nga mbi 50 sa i pati në zgjedhjet e para katër vjetëve.

Sipas anketës, 85.5 për qind të të anketuarve që thanë se sivjet votojnë VV-në, e kishin votuar këtë parti edhe në zgjedhjet e shkuara. Ndërsa ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që i ka marrë më së shumti vota VV-së. Sipas anketës, 7.1 për qind e të anketuarve që kishin votuar VV-në më 2021, kanë kaluar në LDK këtë herë. E në PDK kanë kaluar 4.7 për qind e votuesve të VV-së më 2021. Në Listën për Familje kaluan 1.8 për qind.

Related Articles