Në Fushë Kosovë tashmë janë numëruar të gjitha votat.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45.75%, të votave apo në shifër 10 mijë e 471.
Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 4629 vota apo 20.23%.
Menjëherë pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës, kjo parti që udhëheq me këtë komunë. Ka marrë 4440 vota apo 19.40%.
Partia Liberale Egjiptiane është e katërta me radhë. Partia e Veton Berishës nga komuniteti egjiptian ka marrë 717 vota në këtë komunë, apo 3.13%. /Gazeta Enigma