Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza gjatë ditës do të mbajë një konferencë për media.
Në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës është bërë e ditur se konferenca mbahet me fillim nga ora 16:00.
Hamza nuk ka komentuar rezultatet e deritashishme zgjedhore, derisa e bija e tij i ka dedikuar një postim në rrjetin social Facebook.
Ajo është shprehur se është krenare për babain e saj.
“Unë, si vajza e Bedri Hamzës, nuk mund të jem më krenare. Kurrë nuk e kam parë babin të ofendojë, të shkatërrojë institucione apo ta ngrejë zërin në debate e tubime”
“Babi ka zgjedhur gjithmonë të flasë me mirësjellje, edukatë dhe profesionalizëm—duke sjellë rezultate konkrete dhe duke dëshmuar se integriteti dhe puna e palodhur janë vlerat e vërteta të një lideri. Ky është modeli që dua të ndjek. Të dua”, ka thënë ajo. /Gazeta Enigma