Po vazhdon numërimi i votave nga KQZ.
Mirëpo në Prishtinë tashmë të gjitha votat e rregullta janë numëruar.
Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Prishtinë parti e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 54.696 vota apo 46.91 për qind.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.889 vota apo 25.63 për qind, ndërsa e treta renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.326 vota apo 18.29 për qind. /Gazeta Enigma
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, kjo parti morri 46.91%
![Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, kjo parti morri 46.91%](https://gazetaenigma.com/wp-content/uploads/2025/02/auto_votat_serbe_qnr1571858101-600x360-1-1.jpg)