KQZ numëron mbi 99% të votave – PDK me rritje në vota, LVV dhe LDK kanë rënie

KQZ numëron mbi 99% të votave – PDK me rritje në vota, LVV dhe LDK kanë rënie

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i 99.09 përqind e votave, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.81 përqind, Partia Demokratike e Kosovës e dyta me 22.16 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 17.60 përqind dhe AAK me 7.46 përqind.

Deri tani janë numëruar votat nga 2 mijë e 510 vendvotime prej 2 mijë e 533 sa janë gjithsej. /Gazeta Enigma/

Related Articles