Kryediplomatja Donika Gërvalla, njëherit kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është mposhtur në vendlindjen e saj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, në qendrën ku votojnë kusherinjtë e saj dhe bashkëvendasit tjerë nga fshati Dubovik i Deçanit, AAK ka dalë e para.
Në vendvotimin në Shkollën e Mesme të Ulët në Prapaqan, që mban emrin e babait të saj, Jusuf Gërvalla, AAK ka marrë 34.86 përqind, pasuar nga Vetëvendosje ma 32.94 përqind.
Në Deçan ende nuk janë numëruar të gjitha votat. Nga numërimi i 99 përqind e votave, AAK prin me 50.46 përqind, pasuar nga VV me 22.62 përqind dhe LDK me 4.23 përqind.
Ndryshe, Gërvalla e Haradinaj kanë pasur një përplasje gjatë fushatës. Përplasja mes tyre kishte nisur pasi Gërvalla e kishte quajtur Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, e kishte lëshuar akuza të rënda ndaj tij.