Luta për Abdixhikun: Koha për durim, i besojmë kryetarit

Luta për Abdixhikun: Koha për durim, i besojmë kryetarit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka shprehur haptazi mbështetje liderit të partisë, Lumir Abdixhikut.

Nënkryetari i partisë e ka përshëndetur punën e Abdixhikut.

“LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.
Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë.
LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.
Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.
LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore” shkruan Haziri në reagim.

Related Articles