Kelmendi flet me ambasadoren holandeze për progres në drejtësi

Kelmendi flet me ambasadoren holandeze për progres në drejtësi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se dyshja patën diskutime konstruktive për çështje të interesit të përbashkët nga fusha e sundimit të ligjit, përfshirë këtu forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë përmes projekteve që kanë në fokus sektorin e drejtësisë, progresin dhe sfidat e Prokurorit të Shtetit në luftimin e veprave të ndryshme penale, ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe përpjekjet e sistemit prokurorial në ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit institucional.

Në fund të takimit, Kelmendi ka falënderuar ambasadoren Boven për mbështetjen dhe ndihmën që Mbretëria e Holandës ka dhënë për institucionin e Prokurorit të Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, me ç’rast ka shprehur gatishmërinë e tij institucionale që tradita e bashkëpunimit të ndërsjellë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related Articles