Shqipëri, 17-vjeçari që u ther në gjendje të rëndë

Shqipëri, 17-vjeçari që u ther në gjendje të rëndë

17-vjeçari Donald Lepuri i cili mbeti i plagosur pas një konflikti të ndodhur paraditen e së enjtes në një shkollë të mesme në Mat është dërguar me helikopterë drejt Traumës.

Sipas informacioneve ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Related Articles