Kandidati për deputet i VV-së: Nësë s’e bëjmë vet Qeverinë, me gjasë rrijmë në opozitë

Kandidati për deputet i VV-së: Nësë s’e bëjmë vet Qeverinë, me gjasë rrijmë në opozitë

Kandidati i VV-së për deputet, Agon Batusha, ka bërë me dije se VV-ja nuk do të bëj koalicion paszgjedhor me partitë opozitare.

Ai ka deklaruar se nëse VV-ja nuk arrin t`i bëj vetë Qeverinë, partia e Kurtit preferon opozitën.

“Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet, por gjithsesi qëndrimi i VV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që kanë për proceset në Kosovë e sidomos për veriun, vettingun, e Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim me ta për qeverisjen e ardhshme”, ka thënë Batusha për RTV21.

Megjithatë, ai është shprehur optimist se VV-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë vota të mjaftueshme për ta formuar Qeverinë vetëm me pakicat jo serbe.

“Por, gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm, pasi që numrat tregojnë se VV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt poltik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, është shprehur Batusha.

Related Articles