Sot do të mbahet protestë në Gjilan për rastin e gruas së trafikuar

Sot do të mbahet protestë në Gjilan për rastin e gruas së trafikuar

Në Gjilan sot pritet të mbahet një protestë para ndërtesës së Komunës, në shenjë solidariteti për gruan që raportohet se ka qenë viktimë e trafikimit.

I dyshuari për këtë rast ishte arrestuar ditë më parë.  Prokuroria Themelore në Gjilan kishte marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e A.S., nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë dje në rrjete sociale, shkruan Gazeta Enigma.

Protesta do të mbahet nga ora 13:00.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se hetimi në fjalë bëhet pas postimeve nga qytetarët të të dëmtuarës A.S., me lëndime të rënda trupore.

Ndonëse kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, kishte deklaruar se gruaja në fjalë është në duar të institucioneve tashmë, burimet e Gazetès Enigma bëjnë të ditur se kanë parë dje (13 shkurt) viktimën A.S rrugëve të qytetit duke kërkuar lëmoshë./GazetaEnigma/

Related Articles