Osmani takohet me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës

Osmani takohet me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zeljko Komshiq, gjatë samitit në Berlin.

“Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Bosnja ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, përkundër vullnetit nga anëtarët e Presidencës boshnjakë dhe kroatë, pasi një gjë e tillë bllokohet nga anëtari i Presidencës serbe, Millorad Dodik. /Gazeta Enigma

Related Articles