Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.
Rohde tha se këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb.
“Siç theksoi shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke kërkuar vota për Listën Serbe”, shkroi ambasadori.
“Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi pa asnjë prove”, u shpreh tutje ai.