Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Këto zgjedhje të 2025-tës, kanë sjell emra të ri në politikë e sidomos në listat e kandidatëve për deputetë.
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit është njëri nga ta.
Ai ka qenë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka marrë një numër të madh votash.
Në një listë të siguruar nga lajmi.net, në votat e numëruara deri tani Altin Krasniqi ka mbledhur plot 17 mijë e 801 vota, transmeton Gazeta Enigma.
Ai në këtë listë radhitet edhe para disa ish deputetëve si Rashit Qalaj, Abelard Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Bekim Haxhiu e Eliza Hoxha. /Gazeta Enigma