Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është pritur në Tiranë nga homologu i tij nga Shqipëria, Armand Duka.
Këtë e bëri të ditur vetë i pari i FFK-së, duke zbuluar detaje nga biseda me presidentin e FSHF-së.
“Në Tiranë isha i ftuar në pritjen e organizuar nga FSHF për presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw. Bashkë me presidentin Armand Duka patëm një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë. Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit”, ka shkruar Ademi