Eugen Cakolli nga KDI i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje për takimet Kosovë-Serbi që janë mbajtur në Bruksel, raporton Gazeta Enigma.
Cakolli ka thënë se raportimi për dialogun nuk do të duhej të kufizohej vetëm në raportim nëpër rrjete sociale.
Ai tutje tha se Kuvendi i Kosovës është vendi i parë ku duhet raportuar e ofruar llogari.
“Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale. Kuvendi i Kosovës është vendi ku së pari duhet raportuar e ofruar llogari”, ka thënë ai.
Bislimi ka thënë pak më parë se në Bruksel, Serbia e ka ngritur cështjen e Asociacionit, duke treguar edhe përgjigjen që ia ka dhënë pala kosovare.