Disa serbë në veri të Kosovës kanë festuar mbrëmjen e së enjtes ditëlindjen e udhëheqësit të grupit terrorist për sulmin e Banjskës, Milan Radoiçiq.
Videoja nga festimet ka qarkulluar në grupet propagandistike serbe në Telegram. Një prej tyre, “Korridor”, ka publikuar video dhe fotografi nga festimet. Aty shihen pamje nga një zonë e lartë mbi qytet. Për të konfirmuar se bëhet fjalë për Leposaviq.
Nw një video të para katër vjetëve kur njoftohej për ngritjen e një kryqi në Leposaviq e që bazuar në pamje mund të konstatohet për vendin e njëjtë.
“Leposaviqi uron komandantin! S’ka dorëzim”, shkruhet në mesazhin e publikuar në Telegram nga ky grup. Ndërkaq në video shihen fishekzjarrë mbi fotografinë e Radoiçiqit të shoqëruar me shkrimin “Urime ditëlindjen komandant”.
Ndaj Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë në shtator të 2024-s për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Më 24 shtator të atij viti një grup i armatosur serb e pati sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Nga shkëmbimi i zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë, ndërkaq pjesa tjetër e grupit kishte ikur në drejtim të Serbisë.
Përgjegjësinë për sulmin e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili tani ndodhet në Serbi. Milan Radoiçiq disa javë pas sulmit qe arrestuar në Serbi. Ai po mbrohet në liri, ani pse Prokuroria serbe e ka ngarkuar atë me dyshimet për konspiracion, armëmbajtje pa leje dhe krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme.