Policia arreston dy persona në Fushë Kosovë për tentim vrasje

Policia arreston dy persona në Fushë Kosovë për tentim vrasje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar në një objekt banesor në Fushë Kosovë.

“Pas publikimit të fotografive të të dyshuarve S. T. dhe E. B. më 6 shkurt 2025, policia ka vazhduar hetimet intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre. Njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të specializuara hetimore për të vërtetuar praninë e të dyshuarve dhe pasi është konfirmuar identiteti i tyre, policia ka arritur t’i arrestojë ata në një objekt banesor në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil dhe dy copë fishekë, ndërsa të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/

Related Articles