Në shkollën shqipe “Trashëgimia” në Bristol të Britanisë së Madhe sot është festuar përvjetori i 17-të i pavarësisë së Kosovës.
Në një njoftim të lëshuar për media nga Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe thuhet se në organizimin e shkollës morën pjesë zëvendësshefi i misionit, Vlorat Gashi, dhe diplomatja Valmira Thaçi Musa.
“Një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar, duke festuar me krenari dhe duke përcjellë vlerat tona te brezat e rinj!”, thuhet në këtë njoftim. /Gazeta Enigma
Postimi i plotë: