Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot, ditën kur janë bërë tri vjet që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, ka theksuar së është krenar për vendin e tij, për “tri vjet të rezistencës” dhe për “tri vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”.
“Jam krenar për Ukrainën!”, ka deklaruar ai, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
“Faleminderit të gjithëve që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Të gjithëve që punojnë për Ukrainën. Dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, ka shtuar Zelensky.
Për të shënuar këtë ditë, ai thirri një samit ndërkombëtar të sigurisë në Kiev, në të cilin përveç të tjerëve do të marrë pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. /Gazeta Enigma