Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, diplomati amerikan Frank Wisner.
Ai ishte emisar i Amerikës në bisedimet për statusin e Kosovës.
Sipas raportimeve të The New York Times, ai vdiq nga ndërlikimet e kancerit të mushkërive, transmeton Gazeta Enigma.
Gjatë dekadave si anëtar i elitës së politikës, Wisner drejtoi ambasadat në Zambia, Egjipt, Filipine dhe Indi.
Ai gjithashtu mbajti poste të larta si nën administratën republikane ashtu edhe atë demokratike dhe ishte i lidhur me iniciativat që sollën ndryshime në rajone të ndryshme si Afrika e Jugut dhe Ballkani. /Gazeta Enigma