Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë përbërje:
- Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;
- Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;
- Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
- Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
- Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
- Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe
- Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,
Në komunikatën e dërguar për media më tej thuhet se me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.