Ukraina ndihmohet me artileri gjermane e suedeze

Ukraina ndihmohet me artileri gjermane e suedeze

Trupat ushtarake ukrainase së fundmi janë përforcuar me disa automjete të blinduara, të dhuruara nga Suedia dhe Gjermania me qëllim të ndaljes së avancimit rus.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamje të “leopardëve” që së fundmi iu dorëzuan, derisa shtoi se këto armë do t’i ndihmojnë 21 brigada në fushëbetejë.

“Grabitqarët e çelikut kanë një peshë prej 60 tonësh, të blinduara fort dhe me një motor prej 1500 kuaj fuqi. Nën drejtimin e tankistëve me përvojë, ‘leopardët’ janë në gjendje të godasin një objektiv në një distancë deri në gjashtë kilometra”, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.

Të hanën me datë 24 shkurt u shënua përvjetori i tretë i nisjes së agresionit rus.

Ukraina është shprehur pro armëpushimit me Rusinë, me kushtin që të ketë garanci sigurie nga fuqitë perëndimore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia i kanë nisur bisedimet për Ukrainën, por pa Ukrainën. /Gazeta Enigma

Related Articles