Policia dhe Prokuroria Themelore në Prizren e kanë zhvilluar sot një aksion kundër fajdes.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu.
Kryeziu njoftoi se janë arrestuar dy persona.
“Janë dy persona të arrestuar që dyshohet se kanë kryer vepren të fajdesë”, tha ai.
Ai theksoi se në këtë aksion janë konfiskuar edhe para të gatshme, armë si dhe dy vetura. /Gazeta Enigma