Ukraina ka njoftuar se 5 për qind e “materialeve kritike” të botës janë në dispozicionin e saj, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Në kuadër të këtyre mineraleve janë:
– 19 milionë tonë rezerva të grafitit, që mund të përdoren për të prodhuar bateritë e makinave elektrike
– Një e treta e depozitave të litiumit për të gjithë Evropën, komponent kyç në prodhimin e baterive aktuale.
– Depozita të rëndësishme të mineraleve të rralla të tokës, që përdoren për të prodhuar armë, turbina të ajrit, pajisje elektrike dhe produkte të tjera vitale për botën bashkëkohore.
– Para agresionit rus të nisur tre vjet më parë, Ukraina gjithashtu kishte prodhuar 7% të titaniumit në nivel botëror, i cili përdoret praktikisht për gjithçka, prej centraleve elektrike deri tek aeroplanët. /Gazeta Enigma