Shkon në gjashtë numri i foshnjave që vdesin nga i ftohti në Gaza

Shkon në gjashtë numri i foshnjave që vdesin nga i ftohti në Gaza

Të paktën gjashtë foshnje kanë vdekur në dy javët e fundit në Gaza për shkak të motit të ftohtë dhe mungesës së strehimit dhe ngrohjes adekuate, thanë mjekët palestinezë dhe zyrtarët shëndetësorë.

Mjekët në spitalin Pacient’s Friends Beevolent Society në qytetin e Gazës, në veri, thanë se nëntë foshnja të porsalindura që vuanin nga problemet nga i ftohti ishin pranuar, pesë prej të cilëve kishin vdekur, ndërsa një tjetër në gjendje kritike.

Familja e një vajze dymuajshe tha gjithashtu se ajo kishte vdekur për shkak të ftohtit pranë qytetit jugor Khan Younis gjatë natës.

Spitali PFBS bëri thirrje për dërgimin urgjent të karvanëve dhe karburantit për të përmirësuar kushtet për rreth 945 mijë palestinezë të zhvendosur që jetojnë në tenda dhe strehimore të improvizuara.

Grupi i armatosur palestinez Hamasi ka akuzuar Izraelin se nuk ka lejuar sasitë e dakorduara të tendave, karvanëve dhe furnizimeve të tjera strehimore që filluan pesë javë më parë. Izraeli e ka mohuar këtë.

Shumica e popullsisë prej 2.1 milionë banorësh të Gazës është zhvendosur disa herë gjatë luftës 16-mujore midis Izraelit dhe Hamasit dhe pothuajse 70% e ndërtesave në territor vlerësohet të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

Sistemi i kujdesit shëndetësor është gjithashtu në kolaps, me vetëm 18 nga 35 spitalet pjesërisht funksionale dhe mungesa të pajisjeve mjekësore thelbësore.

Related Articles