Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, së fundmi ka deklaruar se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet me SHBA-në pa garanci sigurie.
Shmyhal ka thënë se për një “version faktikisht përfundimtar” i marrëveshjes së mineraleve është rënë dakord gjatë dy javësh negociata intensive me SHBA-në, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Duke folur për TV ukrainas, Shmyhal ka thënë se marrëveshja paraprake parashikon që një “fond investimi” do të krijohet për rindërtimin e Ukrainës.
Kievi dhe Uashingtoni do të menaxhojnë fondin me “kushte të barabarta”, ka shtuar ai, duke theksuar se SHBA-ja mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garanci sigurie.
“As presidenti i Ukrainës dhe as qeveria ukrainase nuk do të shqyrtojnë dhe nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën”, ka thënë Shmyhal.
Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar gjatë së mërkurës.
Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar si pasojë e në sulmi në qytetin lindor Kostyantynvika, ka bërë të ditur kreu i rajonit të Donetskut. /Gazeta Enigma