Konjufca flet me ambasadorin italian për formimin e Qeverisë së re

Konjufca flet me ambasadorin italian për formimin e Qeverisë së re

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riun.

Gjatë takimit bëhet e ditur se u diskutuan çështje dhe zhvillime të aktualitetit në vend e më gjerë si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë.

“Në veçanti, u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Kreu i kuvendit e ka falënderuar De Riun për vizitën e tij, teksa u shpreh i bidnur se raportet e mira mes të dyja vendeve do të thellohen gjithnjë e më shumë, në fushat e interesit të përbashkët.

Related Articles