Ka ndërruar jetë fotoreporteri i njohur Alban Fadil Bujari.
Ai ka punuar për një kohë të gjatë për gazetën “Koha Ditore”.
Bujari përmes fotografive të tija ka dëshmuar shumë vrasje e masakra të forcave serbe gjatë luftës në Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditura familja.
Në njoftimin e familjes është treguar se varrimit i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nga ora 14:45.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më datë 27.02.2025, ndërroi jetë më i dashuri, bashkëshorti, djali, vëllau, babi Alban Fadil Bujari. Varrimi do të mbahet më datë 28.02.2025 (të premten), në varrezat e Prishtinës në Dragodan, nga ora 14:45.”, është thënë në njoftimin e familjes.