Përfundon Samiti i Britanisë për Ukrainën

Përfundon Samiti i Britanisë për Ukrainën

Ka përfunduar samiti i Britanisë për Ukrainën.

Pjesë e këtij samiti ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bashkë me disa nga krerët e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Diskutimet në këtë organizim të kryesuar nga kryeministri britanik, Keir Starmer, zgjatën për dy orë.

Tanimë pjesëmarrësit veçse janë larguar nga Shtëpia e Lancasterit.

I pari i Ukrainës, Zelensky pritet të shkojë në Sandringham për t’u takuar me Mbretin Charles III, shkruan BBC transmeton Gazeta Enigma.

Related Articles